Punëtori 38-vjeçar nga fshati Oktisi i Strugës dje ndërroi jetë pasi ra nga skelet gjatë kryerjes së punës ndërtimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Punëtori ishte i angazhuar në firmën “Mansard” nga Gjevgjelia. Nga lëndimet e marrura, rrugës për në shtëpin e shëndetit në Gjevgjeli, S.U, ka ndërruar jetë
Hetimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i policisë nga stacioni policor i Gjevgjelis dhe inspektoriati shtetëror për punë. Pas urdhrit të prokurorit publik, në trupin e të ndjeri do të kryhet autopsi./Telegrafi/