Telegrafi

Ndërron jetë profesori i UP-së

Universiteti i Prishtinës njofton se sot ka ndërruar jetë profesori Ismet Bajraktari.

I ndjeri ka punuar për më shumë se 4 dekada dhe ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e arsimit Universitar dhe në ngritjen e kapaciteteve kërkimore shkencore në Kosovë.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në vendlindjen e tij në Junik në ora 13.

Universiteti i Prishtinës do të mbajë mbledhje komemorative të mërkurën e ardhshme(7 dhjetor)