Princesha e Spanjës, Maria Teresa, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare pasi rezultoi pozitive në testin për coronavirusin.
Lajmin për vdekjen e anëtares së familjes mbretërore Bourbon-Parma, e ka bërë të ditur vëllai i saj, princi Henry i gjashtë i Bourbon-Parma – njofton Daily Mail.
Maria Teresa lindi në Paris të Francës më 28 korrik 1933, ndërsa prindërit e saj ishin princi Xavier dhe Madeleine de Bourbon, të cilën patën gjashtë fëmijë.
Princesha Maria nuk kishte fëmijë të saj, por ka lënë pas vetes familjarë të shumtë, si princi Carlos i Bourbon-Parma, duka i Parmas dhe Piacenzas, princesha Margarita dhe princi Jaime.
Lajmi për vdekjen e saj vjen pas njoftimit se princi Charles (71 vjeçar) ka në formë më të lehtë të sëmundjes pas infeksionit me COVID-19. /Telegrafi/