Ka ndërruar jetë të premten mbrëma Milaim Krasniqi, njëri nga gazetarët sportivë më me shumë përvojë në Kosovë.
Krasniqi ka qenë një nga emrat më tënjohur në gazetarinë sportive në Kosovë, derisa ka vite të tëra që ishte pjesë e Radio Kosovës.
Krasniqi ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare pas një sëmundje të rëndë që është përballur muajve të fundit.
Telegrafi i shpreh ngushëllime Familjes Krasniqi, miqve të të ndjerit, kolegëve të Radio Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv për një humbje të madhe. /Telegrafi/