Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar sot se ka ndërruar jetë oficeri i FSK-së, kapter Hiser Muja, i cili aktualisht po kryente punën e zëvendëskomandantit të togut të mbështetjes në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.
Muja është lindur në Prizren me 4 shkurt 1970, ku edhe ka qenë me vendbanim. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut, pjesëtar i Brigadës 125. Pas transformimit të UÇK-së në TMK, ka shërbyer në Zonën e Dytë Mbrojtëse në Brigadën 321”.
Muja ka qenë i martuar dhe ka pasur tre fëmijë.