Site icon Telegrafi

Ndërron jetë njeriu më i vjetër në botë – ishte 117 vjeçe

Personi më i vjetër në botë, një grua 117-vjeçare japoneze tanimë ka ndërruar jetë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Chiyo Miyako ndërroi jetë të dielën.

Miyako, e lindur më 2 maj 1901, u bë personi më i vjetër në botë në prill pasi Nabi Tajima nga ishulli Kikai në jug të Japonisë vdiq në moshën 117 vjeçare.

Familja e Mayak tha se e quanin atë “perëndeshë” dhe e kujtoi atë si një grua llafazane, por e durueshme dhe e sjellshme me të tjerët.

Se ajo ishte personi më i vjetër në botë ishte vërtetuar edhe nga Guinness.

Guinnes tha se pasardhësi i rekordit të saj botëror ende duhet të konfirmohet. /Telegrafi/

Exit mobile version