Telegrafi

Ndërron jetë njëri nga të aksidentuarit në autostradën “Arbën Xhaferi”

Njëri nga tre personat e aksidentuar në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, ka ndërruar jetë.

Sipas raportit policor aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një kamionete.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamionetë me targa vendore. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe tre persona tjerë meshkuj K/Shqiptarë.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, mirëpo pas pak njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Telegrafi/