Nijazi Uruqi, ish ushtar i UÇK-së, njëherësh i TMK-së dhe FSK-së, ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar ish shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Isufi duke ngushëlluar familjen Uruqi ka thënë se Nijaziu ishte shembulli më i mirë i një djali të ri që me përkushtimin më të madh në luftë dhe pas lufte tregoi se si duhet e punohet për atdhe.
“Pikëllues lajmi për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, TMK-së e FSK-së, Nijazi Uruqi.
Nijaziu ishte shembulli më i mirë i një djali të ri që me përkushtimin më të madh në luftë dhe pas lufte tregoi se si duhet e punohet për atdhe.
Ngushëllime familjes Uruqi, bashkëluftëtarëve, kolegëve e të gjithë atyre që e njohën.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ai./Telegrafi/