Në Burojë të Skenderajt ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një traktor.
Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull si pasagjerë në traktorin e të dyshuarit i cili në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe dy drejtuesit, të cilët pas tretmanit mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Klinë janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim