Site icon Telegrafi

Ndërron jetë një grua, 5 të lënduar rëndë në aksidentin e sotëm në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën Shkup-Bllacë ka ndodhur një aksident fatal ku janë regjistruar edhe viktima.

Në aksidentin fatal ka marrë pjesë një mini-bus nga Vitia e Kosovës, njoftojnë nga gazeta “Koha.mk”.

Sipas burimit të njëjtë në aksident ka ndërruar jetë gruaja nga Shkupi që ishte në mesin e 6 të lënduarve.

Nga atje shtojnë se në gjendje të rëndë janë edhe 5 udhëtarët tjerë, ndërsa në vendngjarje është kryer edhe hetimi nga policia dhe prokurori kujdestar

Exit mobile version