Telegrafi

Ndërron jetë një foshnje një vjeçare në spitalin e Shkupit

Newborn baby (0-3 months), close-up of feet

Një foshnje një vjeçare ka ndërruar jetë në spital në Shkup. Siç mësohet jozyrtarisht, foshnja është sjellur me lëndime në një spital privat, ku më pas në një kohë të shkurtë ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të para, foshnja lëndimet i ka marrë pas rënies nga ndërtesa në Çair, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia është duke e hetuar rastin dhe më shumë detaje priten gjatë ditës së nesërme.