Site icon Telegrafi

Ndërron jetë një foshnje në Strugë

Një bebe katër muajshe nga Struga mbrëmë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme në Ohër.

Zëdhënësi Stefan Dimoski informoi se dje në ora 22:43 në DPB-Strugë është raportuar se fëmija i vdekur është dërguar në Repartin e Fëmijëve.

“Një djalë katër muajsh nga një fshat i Strugës është sjellë nga prindërit në Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë pa shenja jete. Sipas njoftimit, paraprakisht kanë thirrur ekipin e Emergjencës Mjekësore – Strugë, i cili ka bërë reanimacion në shtëpinë e familjes, pas së cilës foshnja është dërguar në spital, ku është konstatuar se ka vdekur”, tha Dimoski.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i foshnjës do të dorëzohet për autopsi.

Exit mobile version