Site icon Telegrafi

Ndërron jetë një 64-vjeçar në hyrje të një miniere në Bulqizë

Një 64-vjeçar në Bulqizë ka ndërruar jetë në hyrje të galerisë tek një subjekt minerar.

Përmes një njoftimi Policia shkruan se dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 06.01.2025, rreth orës 07.40, në hyrje të galerisë tek një subjekt minerar, shtetasi S.T., 64 vjeç, dyshohet se ka pësuar atak kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Exit mobile version