Site icon Telegrafi

Ndërron jetë një 58-vjeçar në Çarshinë e Shkupit

Një 58 vjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit ka ndërruar jetë duke ecur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

“Me datë 19.12.2023 në ora 01.25 në SPB Shkup, nga ana e Urgjencës Mjekësore është raportuar se në Çarshinë e Vjetër të Shkupit kanë konstatuar vdekjen e një personi mashkull pa gjurmë të dukshme dhune.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë dhe është konstatuar se bëhet fjalë për A.T.(58) nga fshati Çegran i Gostivarit. Sipas raportit ai duke i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, më pas është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë, njofton MPB.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version