Site icon Telegrafi

Ndërron jetë një 34 vjeçar nga Turqia, punonte si punëtor në ndërtimtari në Shkup

MPB-ja informon se dje pasdite në ora 18:40 në SPB Shkup është raportuar se punëtori F.A.(34) nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në Shkup, ka pësuar lëndime të rënda trupore në një objekt ndërtimi në rrethinën e Qendrës, i cili është dërguar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” për ofrimin e ndihmës mjekësore.

Nga plagët e marra F.A. ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga ekipi policor i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/

Exit mobile version