Site icon Telegrafi

Ndërron jetë nga coronavirusi një mjek në Kumanovë

Si pasojë e coronavirusit, ka ndërruar jetë krurgu Dragan Tasevski nga spitali i Kumanovës.

Lajmi konfirmohet nga kolegët e tij në spitalin e Kumanovës. Mjeku ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

“Nga virusi “i padëmshëm”, do të thosha nga virusi më i paparashikueshëm, dje kemi humbur një koleg nga Spitali i Kumanovës, kirurgun Dragan Tasevski. Le të jetë dheu i lehtë për të”, shkruan në Facebook mjekja Gordana Nikoliq./Telegrafi/

Exit mobile version