Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Zyrafete Lajqi, nëna e Edmond Lajqit i cili ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimit se të martën vrau bashkëshorten e tij Gjyljeta Ukella.
Telegrafi ka mësuar se nëna e tij ishte e shtrirë në spital për shkak të një sëmundje të rëndë.
Motivet e vrasjes nuk janë zbardhur ende.
Ndërkaq Gjykata Themelore ka njoftuar se i njëjti mund të dënohet me së paku 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm. /Telegrafi/