Site icon Telegrafi

Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare Jerry Springer

Prezantuesi i famshëm, Jerry Springer ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Nikoqiri i “Jerry Springer Show” ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Çikago të enjten, njoftoi familja e tij.

Moderatori me famë ishte diagnostikuar me kancer pankreatik disa muaj më parë dhe gjendja e tij u përkeqësua këtë javë.

Foto: Getty Images

“Aftësia e Jerryt për t’u lidhur me njerëzit ishte në qendër të suksesit të tij në gjithçka që ai u përpoq, qoftë kjo politikë, prezantim apo thjesht shaka me njerëzit në rrugë që donin një foto apo një fjalë”, tha Jene Galvin, një mike dhe zëdhënëse për familjen.

“Ai është i pazëvendësueshëm dhe humbja e tij dhemb pa masë, por kujtimet e intelektit, zemrës dhe humorit të tij do të vazhdojnë të jetojnë”, thuhej tutje në deklaratë.

Foto: Getty Images

Përpara se të bëhej një prezantues ikonë televiziv, Springer ishte një politikan që shërbeu në Këshillin Bashkiak të Cincinnati në 1971 dhe u zgjodh si kryetar i qytetit në 1977. Ai shërbeu një mandat.

Springer u përpoq të arrinte në një zyrë më të lartë në 1982, kur u përpoq të kandidonte për nominimin demokrat për guvernator të Ohaios, por përfundimisht humbi.

Foto: Jerry Springer/Instagram

Pas karrierës së tij politike, Springer u bë prezantues dhe komentator lajmesh në WLWT në qytetin e Ohaios përpara se të merrte një rol të ri si prezantues i ‘talk show’-t në vitin 1991, kur ai lansoi serialin e tij me të njëjtin emër në 1991.

Dalja e fundit e personazhit televiziv në ekran erdhi sezonin e kaluar në “Masked Singer” në të cilën ai performoi si “The Beetle”, duke kënduar një klasik të Frank Sinatra.

Ai la pas vajzën e tij 47-vjeçare, Katie Springer, dhe motrën e tij më të madhe, Evelyn. /Telegrafi/

 

Exit mobile version