Site icon Telegrafi

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, aktorja e ‘Romeo and Juliet’, Olivia Hussey

Aktorja Olivia Hussey, e njohur ndërkombëtarisht për rolin e saj si Juliet në versionin filmik të vitit 1968 të ‘Romeo dhe Julieta’, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Hussey vdiq rrethuar nga të dashurit e saj, sipas një deklarate të postuar në Instagramin e saj.

Aktorja, me origjinë argjentinase dhe e rritur në Londër, fitoi çmimin ‘Golden Globe’ për aktoren e re më të mirë për rolin e saj të paharrueshëm si Juliet, shkruan DailyMail.

Pas viteve, ajo paditi ‘Paramount Pictures’ për abuzim seksual, pasi ishte vetëm 15 vjeçe kur filmoi skenën nudo të filmit.

Roli tjetër i saj më i njohur ishte si Maria, nëna e Jezusit, në miniserialin televiziv Jezusi i Nazaretit (1977).

Hussey ka lindur në Buenos Aires në vitin 1951, dhe u transferua në Londër në moshën shtatë vjeçare. Ajo u zbulua nga regjisori Franco Zeffirelli për Romeo dhe Julieta, ku luajti përballë Leonard Whiting si Romeo.

Filmi i vitit 1968 u nominua për Oscar dhe Hussey fitoi çmimin ‘Golden Globe’ për yllin e ri më të mirë.

Më vonë, ajo dhe Whiting paditën ‘Paramount’ për skenat nudo që ata pretendojnë se iu inkurajuan të filmonin nga Zeffirelli, ndonëse ata ishin siguruar më parë se kjo nuk do të ndodhte.

Pas ‘Romeo dhe Julieta’, Hussey pati role të tjera të rëndësishme, duke përfshirë Virgjëreshën Mari në Jezusi i Nazaretit dhe një nga rolet kryesore në Black Christmas (1974).

Gjatë karrierës së saj, ajo gjithashtu mori punë si aktore zanore dhe pati një ribashkim me ish-partnerin e saj të filmit në ‘Social Suicide’ (2015), një adaptim modern të ‘Romeo dhe Julieta’.

Ndërsa e pikëllojmë këtë humbje, kujtojmë ndikimin e pavdekshëm të Olivia-s në industrinë e filmit dhe në jetën tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version