Andre Braugher, i njohur për rolin e tij si kapiteni Ray Holt në “Brooklyn Nine-Nine”, ka vdekur.
Aktori i famshëm ndërroi jetë në moshën 61 vjeçare.
Zëdhënësi i Braugher konfirmoi për Fox News Digital se ai vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër.
Përveç këtij roli, Braugher fitoi vlerësime duke luajtur rolin e detektivit Frank Pembleton për gjashtë sezone të “Homicide: Life on the Street”.
I njëjti luajti së bashku me Andy Samberg në serialin e suksesshëm “Brooklyn Nine-Nine”, ku fitoi edhe dy çmime.
Ai fitoi ‘Emmy’-n e tij të parë për rolin e tij kryesor në “Thief” dhe një tjetër Emmy në vitin 1998 për punën e tij në serialin “Homicide”.
Andre gjithashtu mori një nominim për ‘Golden Globe’ për rolin e tij si Dr. Ben Gideon në dramën televizive “Gideon’s Crossing”.
Luajti edhe në filma të tjerë si: “The Mist”, “Fantastic Four: Rise of the Silver Surfer”, “Frequency”, “Thick as Thieves” dhe “City of Angels”. /Telegrafi/