Është mësuar arsyeja se përse trajneri francez, Zinedine Zidane, kishte lëshuar grumbullimin e Real Madridit në Montreal për përgatitje para-sezonale.
Strategu francez ishte larguar nga kampi stërvitor ku po qëndrojnë Los Blancos për t’u kthyer në Spanjë për shkak se vëllai i tij, Farid, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.
Në këtë mëngjes, skuadra dhe një numër i stafit kanë mbajtur një minutë heshtje në Montreal për ta nderuar vëllanë e trajnerit të tyre.
Zidane kishte kërkuar leje të premten (12 korrik) që të rikthehej në Spanjë, pasi vëllai i tij ishte i sëmurë, ndërsa sot 54-vjeçari ndërroi jetë.
Todos los miembros del primer equipo del Real Madrid guardaron un minuto de silencio antes del entrenamiento en Montreal por el fallecimiento de Farid Zidane, hermano de nuestro entrenador Zinedine Zidane.
— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) July 13, 2019
Luca Zidane që pak ditë më parë iu bashkua në formë huazimi Racing Santanderit, po ashtu u detyrua që të largohej nga stërvitjet që të shkonte te familja e tij.
Besohet se Farid Zidane ndërroi jetë në këtë mëngjes i rrethuar nga familjarët e tij, derisa lajmi është konfirmuar edhe nga Real Madridi.
“Të gjithë anëtarët e Real Madridit kanë mbajtur një minutë heshtje para seancës stërvitore në Montreal, pasi Farid Zidane, vëllai i trajnerit tonë, Zinedine Zidane, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll në Twitter.
Trajneri i skuadrës spanjolle pritet që disa ditë të qëndrojë me familjen, për t’u bashkuar më pas me pjesën tjetër të skuadrës në ndeshjet parasezonale. /Telegrafi/