Site icon Telegrafi

Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare aktorja Shannen Doherty

Shannen Doherty

Aktorja Shannen Doherty, e njohur për rolet në shfaqjet “Beverly Hills, 90210” dhe “Charmed”, ka vdekur në moshën 53-vjeçare.

“Me zemër të thyer konfirmoj ndarjen nga jeta të aktores Shannen Doherty. Të shtunën, më 13 korrik, ajo humbi betejën me kancerin pas shumë vitesh luftë me sëmundjen”, tha Leslie Sloane, zëdhënësja e të ndjerës.

“Vajza, motra, tezja dhe shoqja e përkushtuar ishte e rrethuar nga të dashurit e saj si dhe nga qeni i saj, Boëie. Familja kërkon privatësinë e tyre në këtë moment”, shtoi Sloane.

Shannen Doherty

Aktorja u diagnostikua për herë të parë me kancer në gji në vitin 2015 dhe ka folur hapur për rrugëtimin e saj shëndetësor ndër vite.

Lexo po ashtu Aktorja Shannen Doherty flet për betejën me kancerin: Ka gjithmonë shpresë

Si pjesë e trajtimit të saj, ajo iu nënshtrua terapisë kundër estrogjenit, lumpektomisë, mastektomisë, kimioterapisë dhe rrezatimit.

Shannen Doherty

Doherty ka lindur më 12 prill 1971 në Memphis, Tennessee.

Karriera e saj profesionale e aktrimit filloi në vitet ’80 me role në serialet televizive si “Father Murphy”, “Magnum, PI” dhe “Little House on the Preirie”.

Shannen Doherty

Ajo gjithashtu u shfaq në disa filma të tjerë televizivë. /Telegrafi/

Exit mobile version