Zuri Craig, një finalist që mahniti jurinë e “America’s Got Talent” dhe aktori që u shfaq në disa filma të Tyler Perryt, vdiq të premten në moshën 44-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij në rrjetet sociale.
Shkaku i vdekjes deri më tani nuk është bërë i ditur.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e djalit, vëllait dhe mikut tonë të dashur, Zuri Craig”, thuhet në deklaratë. “Ne ju falënderojmë paraprakisht për lutjet tuaja. Ju lutemi, nderoni privatësinë tonë në këtë kohë të vështirë”.
“Më shumë detaje do të ndahen në një datë të mëvonshme”, tha familja e Craig.
Craig, bëri debutimin e tij në AGT, në 2015 së bashku me partnerin e tij muzikor Jeffrey Leëis. Dyshja e impresionuan jurinë me interpretimet e tyre të “This is a Man’s World” të James Brown dhe “I’m Goin’ Down” të Mary J. Blige.
Craig u shfaq gjithashtu në projekte të zgjedhura të Perry, duke përfshirë “Madea’s Big Happy Family”, “A Madea Christmas” dhe “Madea Gets a Job”.
Zuri gjithashtu kohët e fundit ka punuar në një serial, “Black Hollywood Atlanta”. /Telegrafi/