Site icon Telegrafi

Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare dizajneri amerikan, Virgil Abloh

Virgil Abloh (Foto: Getty Images)

Virgil Abloh, themeluesi i “Off-White” dhe drejtori artistik i markës “Louis Vuitton”, ka vdekur në moshën 41-vjeçare, konfirmoi llogaria e tij në Instagram këtë pasdite.

“Jemi të shkatërruar të njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Virgil Abloh, një baba, bashkëshort, bir, vëlla dhe mik jashtëzakonisht i përkushtuar”, thuhet në postim. “Ai ka lënë pas gruan e tij të dashur Shannon Abloh, fëmijët Lowe Abloh dhe Grey Abloh, motrën e tij Edwina Abloh, prindërit Nee dhe Eunice Abloh dhe shumë miq e kolegë të dashur”.

Për më shumë se dy vjet, Virgil luftoi me guximin një formë të rrallë, agresive të kancerit, ‘angiosarcoma’.

Ai u përball me betejën që nga viti 2019, duke iu nënshtruar trajtimeve të shumta sfiduese, e njëkohësisht duke drejtuar disa institucione të rëndësishme që përfshijnë modën, artin dhe kulturën.

Përmes gjithë kësaj, etika e tij e punës, kurioziteti i pafund dhe optimizmi nuk u lëkundën kurrë.

Abloh u nxit nga përkushtimi ndaj zanatit dhe misionit të tij për të hapur dyert për të tjerët dhe për të krijuar shtigje për barazi më të madhe në art dhe dizajn. Ai shpesh thoshte: “Gjithçka që bëj është për versionin tim të vjetër, 17-vjeçar” – duke besuar thellë në fuqinë e artit për të frymëzuar brezat e ardhshëm.

“Ne ju falënderojmë të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj dhe kërkojmë privatësi teksa festojmë për jetën e Virgil”. /Telegrafi/

Exit mobile version