Telegrafi

Ndërron jetë në moshën 36 vjeçare ylli i “Bachelorette”, Josh Seiter

Ylli i “Bachelorette”, Josh Seiter, ka vdekur në moshën 36 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të shpërndarë në faqen zyrtare të tij Instagram.

“Me zemër të thyer ndajmë lajmin tragjik për vdekjen e papritur të Joshuas”, nis deklarata.

“Siç mund të dëshmojnë të gjithë ata që e njihnin, Joshua ishte një dritë në një botë gjithnjë e më të zbehtë. Megjithëse vdekja e Joshuas na dhemb pa masë, gjejmë ngushëllim duke ditur se ai më në fund është në paqe. Shpresojmë dhe lutemi që shpirti i tij të vazhdojë të jetojë në fotot dhe fjalët në këtë faqe, të cilat do t’i lëmë për momentin”, thuhet më tej.

“Për këdo që po përjeton një krizë të shëndetit mendor dhe ka nevojë për ndihmë, 988 SMS Lifeline ofron mbështetje falas dhe konfidenciale 24/7 për njerëzit në vështirësi, si dhe burime parandalimi dhe krize”, përfundon shkrimi.

Foto: Screenshot/Instagram

Seiter ka qenë konkurrent në “The Bachelorette” gjatë sezonit të tij të 11-të në 2015.

Ai ishte përshkruar si student i drejtësisë dhe një balerin në atë kohë.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti u eliminua në javën e parë së bashku me pesë burra të tjerë përpara se Shawn Booth të kurorëzohej fitues së bashku me Kaitlyn Bristowe.

Në fillim të këtij viti, Josh foli hapur për seksualitetin e tij në një intervistë, duke thënë se identifikohej si panseksual dhe zbuloi se kishte një të dashur. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram