Ka ndërruar jetë në moshën 32 vjeçare futbollisti i famshëm nga Kosova, Labinot Harbuzi.
Lajmi është konfirmuar nga gazeta e famshme suedezs aftonbladet.se.
32-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 10:30 në mëngjesin e ditës së sotme.
Gjithnjë sipas ‘Aftonbladet.se’, lojtari nga Peja ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.
Ndihma e shpejtë menjëherë ka ardhur nê vendin e ngjarjes por pa mundur ta ndihmojë futbollistin nga Kosova.
Harbuzi ishte pjesë e gjigantit holandez Feyeenoord, si dhe skuadrave të tjera si Genclerberligi, Manisaspor, Malmo e Syrianska.
Së fundmi pejani ka qenë pjesë e futbollit të Malajzisë ku u aktivizua me klubin Melaka United.
Gjatë karrierës së tij, Harbuzi ka luajtur edhe për grupmoshat e Suedisë. /Telegrafi/