Telegrafi

Ndërron jetë në moshën 28-vjeçare ylli i “Carrie”, Samantha Weinstein

Samantha Weinstein ka vdekur nga kanceri ovarian në moshën 28-vjeçare.

Ylli kanadez dhe aktorja e “Carrie” luftoi me sëmundjen për më shumë se dy vjet dhe vdiq më 14 maj.

Familja e saj konfirmoi vdekjen me një deklaratë emocionuese të shpërndarë në rrjete sociale.

“Ajo ishte plot energji pozitive, kushdo që e takonte ndonjëherë do të thoshte se ajo thjesht ndriçoi çdo dhomë në të cilën hynte”, tha babai i Samantha për Global News Canada.

Mamaja e Weinstein, Jojo shtoi: “Samantha ndryshoi jetën e të gjithëve”.

“Qëndrimi i saj pozitiv në fakt ndryshoi mënyrën se si jetojnë njerëzit e tjerë”, theksoi ajo.

Foto: Instagram

Sam u tha se vdiq më 14 maj në orën 11:25 në Spitalin Princesha Margaret në Toronto.

Weinstein njihet më së shumti për rolin e Heather, një nxënëse e shkollës së mesme në “Carrie” së bashku me Chloe Grace Moretz dhe Julianne Moore.

Foto: Instagram

Ajo hyri në aktrim në moshën dhjetë vjeçare me rolin e Josephine në “Big Girl” të vitit 2005, një shfaqje që i dha asaj një çmim ACTRA për performancën e jashtëzakonshme nga një femër. /Telegrafi/

Foto: YouTube