Telegrafi

Ndërron jetë në moshën 24 vjeçare notari shqiptar, Klavio Meca

(Foto: Instagram/klaviomeca)

Notari nga Shqipëria, Klavio Meca, ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare. Kështu ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përmes një njoftimi.

“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjeç. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe…”.

“Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa veçojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03″.

“Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive”.

“KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…!”, thuhet në komunikatën e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. /Telegrafi/