Site icon Telegrafi

Ndërron jetë në moshën 16 vjeçare aktori i “The Flash”, Logan Williams

Ka ndërruar jetë aktori kryesor në filmin “The Slash”, Logan Williams, në moshën 16 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur nëna e tij, Marlyse, përmes Tri City News, ku tha se është shkatërruar plotësisht nga vdekja e tij.

Për shkak të masave distancuese sociale të sjella nga pandemia e koronavirusit, nëna e Logan po përballon humbjen e saj vetëm.

“Nuk jam në gjendje t’i përqafoj prindërit e mi që kanë humbur nipin e tyre të vetëm”, citon Daily Mail fjalët e saj.

Edhe kolegu i tij, Grant Gustin, i cili luajti versionin për të rritur të personazhit Barry Allen, shprehu ngushëllimet në rrjetet sociale. Krahas një fotografie me shokun e tij, Grant shkroi: “Vetëm dëgjimi i lajmit që Logan Williams ka ndërruar jetë papritur është shkatërrues”.

“Kjo fotografi ishte në fillim të xhirimit të episodit të ‘Flash’ në vitin 2014. Më bëri përshtypje aq shumë talenti i Logan, por edhe profesionalizmi i tij”.

Performanca e Logan në ‘The Flash’ bëri që ai të fitojë çmimin ‘Joey’, një çmim kanadez që u jepet aktorëve të cilët janë fëmijë.

Ai gjithashtu luajti së bashku me Lori Loughlin në serinë “Hallmark Channel”, dramë e një periudhe rreth kufirit kanadez të fillimit të shekullit të 20-të.

Logan ishte vetëm 10 vjeç kur bëri debutimin e tij në filmin “Hallmark” të vitit 2014, pasi fitoi rolin me audicionin e parë që dha.

Vdekja e tij preku jo vetëm familjarët e tij, por edhe shumë bashkëpunëtorë e figura publike, të cilët shprehën ngushëllime në rrjetet e tyre sociale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version