Telegrafi

Lionheart ndërron jetë në moshë 36 vjeçare

Lionheart (Foto: Instagram/lionheartuk)

Mundësi britanik, Lionheart, ka ndërruar jetë në moshë 36 vjeçare. Adrian McCallum (emri i vërtetë i sportistit) ka qenë kampion në fuqi në divizionin ICW.

Për më shumë se një dekadë, ai ka qenë emri dhe shtylla kryesore në skenën e mundjes britanike.

Pas lajmit për vdekjen e tij, ICW ka lëshuar një telegram ngushëllimi dhe një deklaratë për humbjen e tij.

“Me zemër të thyer e kemi marrë lajmin për vdekjen tragjike të kampionit botëror në kategorinë e rëndë në ICW, Adrian ‘Lionheart’ McCallum”.

“Adrian ka qenë shtylla e ICW dhe mundjes profesionale britanike. Më e rëndësishmja, ai ishte miku ynë. Vdekja e tij lë një zbrazëtirë të madhe në jetët e atyre që e kanë njohur”, thuhet mes tjerash në kumtesë. /Telegrafi/