Brian McBride, njëri nga këngëtarët e grupit “Stars of the Lid”, ka vdekur në moshën 53 vjeçare.
Vdekja e tij u konfirmua nga grupi në rrjetet sociale, me një postim të përzemërt në Facebook ku shkruhej: “Thellësisht i pikëlluar t’u them të gjithëve se Brian McBride ka ndërruar jetë. E kam dashur këtë djalë dhe do të më mungojë”.
Një foto bardh e zi e McBride ulur në një shkallë me mjekrën e tij të mbështetur në dorën e tij shoqëroi njoftimin, ndërsa fansat i bënë homazhe trashëgimisë së tij muzikore.
Dyshja muzikore e “Stars of the Lid” u formua në Austin, Teksas në 1993 dhe përbëhej nga McBride dhe Adam Wiltzie.
Asnjë shkak i vdekjes nuk është dhënë për McBride.
Stars of the Lid forever.
Rest in peace Brian McBride ✨ pic.twitter.com/vfaLxlXBcw— James McKenzie (@jamesmckz) August 27, 2023
Albumi debutues i “Stars of the Lid”, “Music for Nitrous Oxide” u publikua në 1995 me muzikantin Kirk Laktas.
Albumi i fundit i publikuar nga dyshja erdhi në vitin 2007, i quajtur “And Their Refinement of the Decline”.
McBride publikoi dy albume solo – “When the Detail Lost Its Its Freedom” në 2005 dhe :The Effective Disconnect” në 2010 – dhe ishte gjithashtu anëtar i grupit “Bell Gardens” me Kenneth James Gibson. /Telegrafi/