Telegrafi

Ndërron jetë Mike Bongiorno

Prezantuesi popullor italian, shumë i famshëm edhe në Shqipëri, vdiq gjatë një udhëtimi në Montekarlo.

Lajmin për vdekjen e dha "Sky", media për të cilën punonte, pasi së fundmi braktisi grupin Mediaset.

Bongiorno lindi në New York. I etiketuar si dekan i prezantuesve, Mike ka vdekur si pasojë e një infarkti.

"Me vjen shume keq, humbëm një protagonist të madh të historisë së televizionit italian", deklaroi kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili theksoi se Mike ëndërronte të bëhej senator. /tch/