Site icon Telegrafi

Ndërron jetë menaxheri i “Tiks.app”, Ardian Kelmendi

Foto: FFK.com

Ka ndërruar jetë menaxheri i aplikacionit për shitjen e biletave “Tiks.app”, Ardian Kelmendi, që njëherësh ishte edhe anëtar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kelmendi thuhet se si pasojë e sulmit në zemër, ka ndërrua jetë sot (25 nëntor).

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi që me anë të një telegrami, i kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të më të dashurit tuaj dhe bashkëpunëtorit tonë të ngushtë, Ardian Kelmendi, andaj në këto momente të vështira për ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet në telegramin ngushëllues të të parit të futbollit kosovar.

“Ardi ishte njëri prej bashkëpunëtorëve tanë të ngushtë, derisa njohurit e tij të mëdha në fushën e teknologjisë na ndihmuan në zhvillimin e shumë risive në federatë, sidomos në krijimin e platformës online të shitjes së biletave për ndeshjet e Kombëtares”.

“Përkushtimi në punë dhe idetë e tij ishin mahnitëse, derisa modestia që e karakterizonte e bënte atë të veçantë”.

“Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, thuhet më tej aty. /Telegrafi/

 

Exit mobile version