Mbreti i Tajlandës Bhumibol Adulyadej ka ndërruar jetë në moshën 88 në një spital në Bangkok.
Pak kohë më parë, monarku më jetëgjatë i botës, i cili qëndroi në front për 70 vite, u shtrua me urgjencë në spital, por pavarësisht përkujdesit të mjekëve, ai nuk ka arritur të mbijetojë.
Një infeksion i ri e gjunjëzoi 88-vjeçarin që vetëm para pak kohësh i ishte nënshtruar një trajtimi hemodialize, përcjell TCH.
Me qindra vetë ishin mbledhur përpara spital në pritje të një lajmi pozitiv, i cili nuk erdhi. Mes turmës kishte njerëz të veshur me të verdhë, ngjyra e mbretit; të tjerë mbanin bluza rozë sepse besonin se do të ndihmonin në përmirësimin e gjendjes së Mbretit.
Pas vdekjes së Mbretit, Tajlanda mbetet nën sundimin ushtarak, pas grushtit të shtetit të vitit 2014.