Site icon Telegrafi

Ndërron jetë Little Richard, pionieri i muzikës rock’n’roll

Little Richard (Foto: Kris Connor/Getty Images/Guliver)

Një nga themeluesit e muzikës rock’n’roll, Little Richard, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Danny Peniman. Revista Rolling Stone raporton se djali i muzikantit ka thënë se shkaku i vdekjes nuk është i ditur akoma.

Little Richard, emri i vërtetë i të cilit është Richard Penniman, në vitet e fundit të jetës së tij ka luftuar me probleme të shumta shëndetësore.

Mes tjerash, ai i ka mbijetuar një goditjeje në tru dhe një infarkti në zemër, ndërsa ka pasur probleme edhe me kërdhokullat.

https://youtu.be/LVIttmFAzek

Hiti i tij legjendar, “Tutti Frutti”, është publikuar në vitin 1955, ndërsa krahas kësaj kënge dhe shumë të tjerave është krijuar zhanri rock’n’roll.

Krijimtaria e Little Richard ka ndikuar në jetën dhe karrierën e shumë muzikantëve. Këngët e tij janë interpretuar nga yjet dhe grupet më të mëdha të muzikës, si “The Beatles”, “Everly Brothers”, “The Kinks”, “Creedence Clearëater Revival”, Elvis Costello e “Scorpions”. /Telegrafi/

Exit mobile version