Site icon Telegrafi

Ndërron jetë legjenda e WWE-së, i cili ishte akuzuar për vrasjen e të dashurës

Ikona e WWE-së, Jimmy ‘Superfly’ Snuka, ka ndërruar jetë në moshë 73-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij.

Snuka, me prejardhje nga Fixhi, i cili ka jetuar në Camden County të New Jerseyt, ishte i njohur për hedhjet nga litarët e ringut.

Lexo po ashtu Pesë ikonat e WWE-së që mund t’i kthehen ringut në 2017 (Foto)

Në vitin 2015, ai ishte akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të pavullnetshme për Nancy Argentino, trupi i të cilës ishte gjetur më shumë se tri dekada më herët në një hotel.

Prokurorët kishin thënë se ajo ishte rrahur, ndërsa Snuka ka thënë se ajo kishte vdekur nga rënia. Rihapja e rastit ndodhi pasi gazeta The Morning Call ngriti dyshime për vdekjen e saj.

Megjithatë, në fillim të këtij muaji, një gjykatës e hodhi poshtë akuzën për vrasje ndaj ish-mundësit duke thënë se ai nuk ishte në gjendje të gjykohej për vdekjen e të dashurës së tij që kishte ndodhur në vitin 1983.

Ky vendim erdhi pasi mjekët kishin konstatuar se Snuka vuante nga demenca dhe i kishin mbetur edhe gjashtë muaj jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version