Telegrafi

Ndërron jetë legjenda e Romës, Dino Da Costa

(Foto: Twitter/AS Roma)

Ish-sulmuesi legjendar, Dino Da Costa, ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.

Ai kishte lindur në Brazili, ndërsa pas zhvendosjes në Itali në vitin 1955, kishte marrë nënshtetësi italiane.

Gjatë karrierës së tij ka luajtur për pesë vite te Giallorossët, ndërsa më pas ka luajtur edhe për Fiorentinan, Atalantan, Juventusin, Hellas Veronandhe Ascolin, deri në pensionimin e tij në vitin 1968.

Da Costa i ka shënuar 106 gola në 281 paraqitje në Serie A,s i edhe pesë gola në 31 paraqitje në Serie B.

Në 160 ndeshje për Romën kishte shënuar 75 gola, 71 prej të cilëve në Serie A dhe është i teti në ranglistën e golashënuesve më të mirë të klubit. /Telegrafi/