Real Madridi ka konfirmuar se ka ndërruar jetë legjenda e tyre, Amancio Amaro në moshën 83-vjeçare.
Amancio luajti për Los Blancot midis viteve 1962 dhe 1976, duke fituar nëntë tituj të La Ligës dhe një Kupë Evropiane.
Ai gjithashtu luajti edhe për Deportivo La Coruna midis 1958 dhe 1962, ndërsa zhvilloi 42 paraqitje me Spanjën.
Comunicado Oficial: fallecimiento de Amancio Amaro, presidente de honor del Real Madrid.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 21, 2023
Përmes një deklaratë, kampionët e La Ligas shkruan: “Real Madrid CF, presidenti dhe Bordi i Drejtorëve shprehin keqardhje të thellë për vdekjen e Amancio Amaro, president nderi i Real Madridit dhe një nga legjendat e mëdha të klubit tonë dhe të futbollit botëror”.
“Real Madrid dëshiron të shpreh ngushëllimet për gruan e tij Consuelo, fëmijët e tij Oscar, Belen, Amancio, Patricia, Marcos dhe Claudia, vëllain e tij Juan Carlos, nipërit dhe mbesat e tij dhe të gjithë të afërmit, kolegët dhe të dashurit e tij”.
Hasta siempre, Amancio, presidente de honor del Real Madrid.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 21, 2023
Në total, sulmuesi ka shënuar 155 herë në 471 paraqitje për Real Madridin.
Amancio ndihmoi Spanjën të fitonte Kampionatin Evropian të vitit 1964, duke shënuar në gjysmëfinale ndaj Hungarisë. /Telegrafi/
Las 9 Ligas de Amancio. #RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 21, 2023