Telegrafi

Ndërron jetë legjenda e operës Dmitri Hvorostovsky (Foto)

Baritoni i njohur rus Dmitri Hvorostovsky ka vdekur në moshën 55 vjeçare. Lajmi u njoftua në faqen e tij në Facebook.

“Në emër të familjes Hvorostovsky me zemër të rënduar ju njoftojmë se pas një viti e gjysmë beteje me kancerin e trurit, ai vdiq paqësisht këtë mëngjes, më 22 nëntor, i rrethuar nga familja pranë shtëpisë së tij në Londër, Britani të Madhe. Qoftë ngrohtësia e zërit të tij dhe e shpirtit të tij gjithmonë të jetë me ne”, citohet në njoftim, shkruan The Guardian, transmeton Telegrafi.

Ai erdhi në vëmendjen ndërkombëtare në vitin 1989 kur ai mundi Bryn Terfel teksa fitoi çmimin “Cardiff Singer of the World”.

Hvorostrovsky ka kënduar në shumë prej operave të njohura botërore, dhe njihet si një prej baritonëve më të famshëm në gjithë botën.

Këngëtar u diagnostikua me një tumor në tru në qershor të vitit 2015 dhe u tërhoq nga skena e operës në fund të vitit 2016. Ai jetoi në Londër me gruan dhe dy fëmijët e tij. /Telegrafi/