Site icon Telegrafi

Ndërron jetë legjenda e muzikës ‘country’, Kenny Rogers

Kenny Rogers (Foto: Terry Wyatt/Getty Images for SiriusXM/Guliver)

Këngëtari amerikan, Kenny Rogers, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare – bën të ditur CNN.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja përmes një njoftimi në faqen zyrtare të kantautorit në profilin e tij në Twitter.

Në njoftim është thënë se legjenda e muzikës ‘country’ ka vdekur nga shkaqe natyrore i rrethuar nga anëtarët e familjes.

“Kenny Rogers ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës amerikane. Këngët e tij i kanë mahnitur dashamirët e muzikës dhe kanë prekur miliona njerëz në gjithë botën”, thuhet në deklaratën e Keith Hagan.

Në vitin 2013, Rogers hyri në Shtëpinë e të Famshmëve të muzikës ‘country’ duke u vlerësuar në veçanti për zërin e tij karakteristik. /Telegrafi/

Exit mobile version