Chelsea ka konfirmuar se Peter Bonetti ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.
Portieri legjendar kishte luajtur mbi 700 ndeshje për The Blues, duke luajtur nga viti 1960 deri në 1979, derisa ishte pjesë e skuadrës së Anglisë ku fituan Kupën e Botës më 1966.
Bonetti e kishte ndihmuar skuadrën londineze që të fitonte Kupën e Ligës, FA Cup, dhe Kupën Evropiane për klube.
All of us at Chelsea Football Club are deeply saddened to announce the passing of our brilliant former goalkeeper, Peter Bonetti, who made an incredible 729 appearances for the Blues…
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 12, 2020
“Të gjithë ne te Chelsea jemi thellësisht të pikëlluar të ju njoftojmë për vdekjen e ish-portierit tonë të mrekullueshëm, Peter Bonetti, që ka bërë 729 paraqitje për blutë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Bëhet e ditur se legjenda angleze kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë dhe në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital në Londër. /Telegrafi/
One of Chelsea Football Club's greatest ever players.
Rest in peace, Peter 'the Cat' Bonetti. 💙 pic.twitter.com/OM48Dq2BXW
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 12, 2020