Site icon Telegrafi

Ndërron jetë kompozitori Burt Bacharach

Foto: Getty Images

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare kompozitori Burt Bacharach.

Bacharach vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Los Angeles, tha të enjten zëdhënësja e tij, Tina Brausam.

Fituesi i ‘Oscar’-it ishte i njohur për këngë të tilla ti “Walk on By”, “Do You Know the Way to San Jose” dhe shumë të tjera.

Burt Bacharach ka vdekur në moshën 94-vjeçare (Foto: Getty Images)

Burt triumfoi në forma të shumta arti.

Ai ishte një fitues i shumëfishtë i ‘Grammy’, një kompozitor fitues i çmimeve në ‘Broadway’ për “Promises, Promises” dhe një fitues i ‘Oscar’.

I njëjti mori dy çmime ’Oscar’ në vitin 1970, për këngën “Butch Cassidy and the Sundance Kid” dhe për këngën “Raindrops Keep Fallin’ on My Head”.

Burt Bacharach ka vdekur në moshën 94-vjeçare (Foto: Getty Images)

Në vitin 1982, ai dhe gruaja e tij e atëhershme, tekstshkruesja Carole Bayer Sager, fituan ‘Oscar’ për “Best That You Can Do”.

Kolona të tjera zanore të filmit të tij përfshinin “What’s New, Pussycat?”, “Alfie” dhe “Casino Royale”.

Burt Bacharach ka vdekur në moshën 94-vjeçare (Foto: Getty Images)

Kompozitori shkroi këngë për shumë muzikantë, duke përfshirë Dionne Warwick, Aretha Franklin, Dusty Springfield, Tom Jones dhe Elvis Presley. /Telegrafi/

Exit mobile version