Telegrafi

Ndërron jetë komediani George Logan

George Logan, i njohur më shumë për paraqitjen në “Hinge and Bracket”, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Performuesi arriti famë duke luajtur Evadne Hinge në një seri shfaqjesh televizive dhe radio në vitet 1970 dhe 80.

Komediani i lindur në South Lanarkshire filloi në zhanrin ‘drag’ me shokun e tij komedian Patrick Fyffe në Festivalin e Edinburgut në 1974.

Foto: Shutterstock

Dy aktorët e humorit u takuan duke performuar në klube në Londër në vitet 1970, përpara se të merreshin nga BBC.

Partneri i Logan-it, Patrick Fyffe, i cili luajti Dame Hilda Bracket, vdiq nga kanceri, në moshën 60-vjeçare, në vitin 2002.

Foto: Shutterstock

Në librin e vitit 2015, ai shpjegoi hyrjen e tij të parë në biznesin e shfaqjes në një pijetore afër vendit ku jetonte.

Veç kësaj, Logan mori pjesë edhe në shfaqje të tjera si: “Dear Ladies”, “Dawson and Friends” etj.

Foto: YouTube

Lindi më 7 korrik 1944 në Rutherglen, Glasgow duke lënë pas një krijimtari të bujshme. /Telegrafi/