Site icon Telegrafi

Ndërron jetë këngëtari i “Honeycomb”, Jimmie Rodgers

Këngëtari i muzikës pop, Jimmie Rodgers, ka vdekur në moshën 87 vjeçare.

Rodgers ishte i njohur më shumë për hitet “Honeycomb” dhe “Kisses Sweeter Than Wine” në vitet 1950/60.

Publicisti i Jimmie – duke cituar familjen – njoftoi të shtunën se këngëtari ka vdekur të hënën e kaluar , 18 janar, nga sëmundja e veshkëve në Palm Desert, Kaliforni.

Jimmie Rodgers (Foto: Getty Images)

Muzikanti po ashtu kishte rezultuar pozitiv edhe me COVID-19.

Muzika e artistit ishte më e famshme për shkrirjen e pop me ‘country’, duke rezultuar në 10 hitet kryesore përfshirë, “Secretly”, “Oh-Oh, I’m Falling in Love Again” dhe “Are You Really Mine?”.

I njëjti bëri edhe një kalim në aktrim në vitet ’60 me paraqitjen në serialin “Checkmake” dhe në filmin “The Little Shepherd of Kingdom Come”.

Jimmie Rodgers (Foto: Popular Song)

Në vitin 1964, ai bëri një paraqitje edhe në “Back Door to Tell” përkrah Jack Nicholson.

Ai ka lënë pas gruan e tij, Mary Louise Biggerstaff dhe pesë fëmijë nga tri martesa të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version