Ka ndërruar jetë këmbësori që është goditur nga vetura ditën e premte në Prishtinë.
Viktima ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku më pas ka ndërruar jetë pasi që i njëjti dyshohet se është goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/