Telegrafi

Ndërron jetë ish-trajneri i Anglisë

Futbolli anglez është tronditur nga lajmi i vdekjes së ish-trajnerit të njohur, Graham Taylor.

Ish-trajneri i Anglisë, Graham Taylor ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare pas një sulmi në zemër.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja e cila përmes një njoftimi zyrtar, përcjell KosovaPress.

Lexo po ashtu Southgate nënshkruan kontratë katërvjeçare me Anglinë

“Me dhimbjen më të madhe ju njoftojmë që Graham ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm nga një sulm në zemër. Familja ka mbetur e shokuar nga kjo humbje e papritur”, thuhet në njoftimin e familjes.

Taylor gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe skuadra të Premier Ligës si Watford, Aston Villa dhe Everton.