Ish-ministri italian i Punëve të Jashtme, Franco Frattini, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, pas një betejë të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Frattini vuante nga kanceri, kurse mbrëmë ndërroi jetë në spitalin e Romës, transmeton Telegrafi.
Ai ishte dy herë Ministër i Punëve të Jashtme në qeveritë në krye të cilave ishte Silvio Berlusconi, kurse ka kryer edhe funksione tjera në qeveritë e Berlusconit dhe Lamberto Dini.
Nga 2004 e deri më 2008, ishte Komisioner Evropian për Drejtësi, dhe së fundmi presidenti i Këshillit të shtetit në Itali, organ konsultativ që mbikëqyr administratën publike.
Aktivitetin e tij politik e filloi si anëtar i Partisë Socialiste, dhe më pas iu bashkua partive të qendrës së djathtë të Berlusconit. /Telegrafi/