Site icon Telegrafi

Ndërron jetë ish luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni.

Tashmë i ndjeri, kishte shumë ditë i shtrirë në QKUK nga gjendja e rëndë shëndetësore.

Atij ditë më parë Ambasada e Gjermanisë ia ka refuezuar vizën për të udhëtuar drejt shtetit gjerman për të kërkuar shërim.

Avni Hyseni, ka qenë luftëtar i UÇK-së dhe i UÇPMB-së. Ai po ashtu ka qenë edhe truproje e kryeministrit Ramush Haradinaj në kohën para se ai të ftohej në Hagë.

Ky është postimi i vëllait të tij, Adnanit:

“LAVDI luftetar, ushtaret e vertet nuk vdeesin kurr. VLLA ti vetem ike ne amshim e kur Allahu vendos me e afru evladin e vet na veq AMIN ja bojm. Ma bon hallall qe smujta met nejt gati qysh ti e meritove. LAVDI ushtarit te UÇK-se dhe UÇPMB” (sic.), ka shkruar Adnan Hyseni. /Telegrafi/

Exit mobile version