Ka ndërruar jetë në moshën 98 – vjeçare ish – Kryeministri i Greqisë, Konstantinos Mitsotakis.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për shtyp nga familjarët, të cilët thanë se Mitsotakis ndërroi jetë rreth orës 1 të mëngjesit të së hënës, pa theksuar shkaqe të veçanta.
Konstantinos Mitsotakis ka qenë Kryeministër i Greqisë nga viti 1990 deri në 1993.
Ai ka një karrierë të gjatë politike të nisur në fillim të viteve ’60 dhe është bashkëthemelues i Demokracisë së Re, forcës së djathë politike më të madhe në Greqi, që e drejtoi nga viteve ’80.
Në karrierën e tij politike rreth 60 – vjeçare, ai ka drejtuar edhe ministri të rëndësishme si atë të Financës, Ekonomisë dhe Ministrinë e Jashtme.
Mitsotakis është babai i deputetes Dora Bakojanis, e cila ka qenë Kryebashkiake e Athinës dhe Ministre e Jashtme./Abc News