Site icon Telegrafi

Ndërron jetë ish-kancelari gjerman Helmut Kohl

Helmut Kohl, ish-kancelari i Gjermanisë dhe arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, ka vdekur në moshën 87 vjeçe, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Ludwigshafen, në shtetin perëndimor të Rheinland-Pfalz, shkruan gazeta Bild, përcjell Telegrafi.

Helmut Kohl udhëhoqi Gjermaninë për 16 vjet (nga 1982 në 1998).

Kohl, i cili udhëhoqi kristiandemokratët, ishte kancelari gjerman që qëndroi më gjatë në pushtet. /Telegrafi/

Exit mobile version